Celebrities Gossip Showbiz

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Afërdita Dreshaj dhe i biri dy mbështetësit më të mëdhenj të Jakub!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak më parë ka treguar pamjen më të ëmbël teksa ajo dhe i vogli i saj janë bërë gati për të mbështetur Jakubin si dy mbështetësit më të mëdhenj të tij teksa po bëhej gati për të luajtur në fushë.

Jepi babi!

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh kanë marrë vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.