Celebrities Gossip Showbiz

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ja si e surprizoi partneri i saj Afërdita Dreshajn!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak më parë ka treguar se si e ka surpizuar partneri i saj për 8 Mars me një buqetë shumë të bukur me trëndafila të kuq. Krahas modelja ka shkruar:

Faleminderit dashuri

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh kanë marrë vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.