Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mbahet më, Iliri bën deklaratën befasuese!

Ilir Shaqiri është padyshim një nga konkurrentët pretendentë për të fituar “Big Brother VIP”. Që nga hyrja e tij, balerini ka qenë shumë dinamik si me debate ashtu edhe në marrëdhënien e tij me konkurrentët e tjerë duke krijuar miqësi dhe armiqësi, momente gazmore dhe prekëse.

Mirëpo, duket se së fundmi Iliri ka fituar ‘fuqinë e superioritetit’ dhe në një bisedë të bërë së fundmi me banoren më të re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Mama-n ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me konkurrentët e tjerë.

Teksa kjo e fundit, i është drejtuar duke i thënë se është si “piper djegës”, Iliri i është kthyer duke u shprehur se:

Unë i rrotulloj këta këtu!

Kureshtarë jemi të dimë se çfarë mendimi do kishin banorët e tjerë lidhur me këto fjalë të balerinit.

Rikujtojmë se, shpesh Iliri është përzgjedhur nga publiku si më i preferuari dhe në komentet e shumta në rrjete sociale, ai konsiderohet si ‘më i forti i shtëpisë’ dhe se po bën një ‘lojë shumë të zgjuar’. Edhe pse ka qenë shpesh në nominim, Iliri ka arritur të shpëtojë dhe të kalojë më shumë se gjysmën e ditëve të eksperiencës së tij brenda shtëpisë.

Aleanca të forta, balerini ka krijuar edhe me Sabianin me të cilin ka krijuar një miqësi shumë të fortë dhe Arjolën, e cila gjithashtu është një konkurrente pretendente.