Botë e Çuditshme

“Nuk më pëlqen telefoni sepse mami im rri aty gjithë kohës”…shkrimi i 7-vjeçarit bëhet virale!

“E urrej telefonin celular të mamit tim”, pikërisht kjo ka qenë tema e një detyre shtëpie e një 7-vjeçari e cila u bë virale dhe duket se i ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar. Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni. Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në Facebook.

Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon.

Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj; nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e keqe. Mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.

Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin.

Detyra e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë:

Nuk më pëlqen telefoni, sepse mami im është në telefon gjatë gjithë ditës. Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen.

Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.

Rikujtojmë, se gratë kalojnë mesatarisht 600 minuta në celular çdo ditë, krahasuar me 459 minuta për burrat, kjo sipas një studimi. Kjo kohë zakonisht kalon në detyra të lidhura me punën (si dërgimi i postave elektronike) apo eksplorimi në rrjetet sociale. Në fakt, përdorimi i telefonit mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj.

Nga ana tjetër, vëmë re se edhe fëmijët po bëhen çdo ditë dhe më shumë të varur prej teknologjisë. Shumë prindër dorëzohen për të gjetur mënyra të ndryshme për të argëtuar fëmijët e tyre dhe i japin leje të përdorin telefonat, iPad, apo  të shohin televizione të ndryshme dhe nga këtu fillon i gjithë problemi!