Celebrities Live From Tirana

“Nuk m’i ka dëgjuar këshillat”/Ekskluzivisht për TAR, Vigan Shehu rrëfen si e ka parë vëllain e tij brenda shtëpisë së BBV!

Sot, i ftuar në emisionin “Live from Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte modeli dhe këngëtari i njohur Vigan Shehu, vëllai i Valon Shehut. Ashtu si vëllai i tij edhe Vigan Shehu ka qenë pjesë e “Big Brother Albania” në edicionin e 6-të. Por si e ka parë eksperiencën e vëllait të tij në “Big Brother Vip”?

Për më tepër na tregon vetë ai:

Valonin e kam parë ashtu siç është jashtë ashtu është edhe brenda. Një tip pak i ndjeshëm, ‘friendly’, shakaxhi dhe ka temperament. Valoni hyri shumë mirë, ka banorë që kanë gjithë ato ditë brenda dhe tani që ështe nominuar i ka bërë mirë sepse ka nisur të aktivizohet edhe më shumë.

Valoni u nominua që javën e parë të hyrjes së tij në shtëpi. Sipas Viganit çfarë bëri gabim vëllai i tij?

Unë i kam parë dhe nominimet, 3-4 kanë qenë mes Meridianit ose Valonit dhe kanë thënë: “Hajt Valonin”. Dikush ka thënë nuk po ambientohet, normal se unë kam qenë vetë në ‘Big Brother’ dhe një banor që futet e ka pak problem të ambientohet direkt brenda një jave. Mbase banorët nuk e kanë parë shumë afër brenda një jave, pas 60 ditëve të futet dikush i ri është pak problem të ambientohesh sepse bëhen aleancat dhe grupet. Tani ta shohim dhe në vazhdim se çfarë do të ndodhë. Valoni është tip i ndjeshëm dhe reagon direkt. Reagimi i tij direkt është përshembull në ndonjë situatë aty dhe nuk e ka këtë pjesën e diplomacisë, mbase nuk i kupton shumë gjërat dhe është tip direkt dhe nuk mendon pak më larg. Duket ta mendojë dhe këtë pjesën që aty është lojë dhe ka më shumë presion. Unë po flas duke e ditur sesi është Valoni jashtë dhe në rrethin shoqëror që ka jashtë. Ka shumë dashamirës rreth vetes dhe normal që aty nuk mund ta gjejë direkt. Nuk është se në jetë i ka ndodhur të bëjë garë apo lojëra dhe është loja e tij e parë.

Si e ka parë Vigani debatin e Valonit me Antonelën?

Unë nuk e kam parë atë pjesë as në televizion apo në ndonjë video, por ma merr mendja që ka qenë një moment revoltimi. Ka qenë mbase 2-3 sekonda që e ka shprehur aty dhe normal që Antolena i bën gjërat e mëdha, po shahet me të gjithë banorët dhe komentet e shikuesve në rrjetet sociale që nuk kanë një pëlqim shumë të madh. Një njeri që kërkon falje normal që duhet të falet sepse nuk është diçka e madhe. Aty ndryshojnë gjërat nga momenti në moment.

A do të donte Vigani që Valoni të kishte një lidhje brenda shtëpisë?

Patjetër. Do të shikoja sesi do t’i kishte reagimet me një vajzë dhe do të ishte diçka e bukur po të ndodhte. Valoni vetëm ka shprehur pëlqimin, aty je në kamera dhe vajzat e kanë më vështirë të hapen. Të shohim çfarë do të ndodhë, mbase do të futet ndonjë banore e re.

Çfarë këshille i ka dhënë vëllai i tij Vigan Shehut përpara se të futej në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip”?

Me thënë të drejtën, mua po më merr malli se kjo është nostalgji dhe është momenti që shikon shtëpinë, ambientin ku ti ke ndejtur, kujton eksperiencat qe ke pasur. Është dhe një nostalgji edhe për të gjithë shikuesit që na kujtojnë ne banorëve gjërat që kemi kaluar. Unë kam qenë para 7-8 viteve dhe më kujtohet si një gjë e bukur. Rruga jonë ishte Gjakovë-Tiranë për rreth për 2 orë e gjysmë dhe në këto 2 orë e gjysmë ishin vetëm këshillat e mia që ka dëgjuar, por Valonit si duket i kanë hyrë nga një vesh dhe i kanë dalë nga një tjetër. Kështu është ai, është vetvetja. Ka vite që ne nuk jemi bashkë, Valoni jeton me prindërit unë vetëm. Ai është i angazhuar me muzikë ndërsa une me pjesën e lokalit dhe jemi mësuar me largësinë.