Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për të vendosur fituesin mes Partizanit dhe ekipit gjeorgjian, Saburtalo për turin e parë kualifikues të Conference League. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Duke qenë se në sfidën e parë, fitoren e mori klubi shqiptar, përballja e dytë që po luhet në stadiumin ‘Air Albania’ ka shkuar në shtesë.
Nuk mjaftojnë 90 minuta për të vendosur fituesin! Partizani ‘djeg’ kualifikimin, ndeshja shkon në shtesa.
Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për të vendosur fituesin mes Partizanit dhe ekipit gjeorgjian, Saburtalo për turin e parë kualifikues të Conference League. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të miqve pas golit të Giorgi Guliashvili në minutën ’53. Duke qenë se në sfidën e parë, fitoren e mori klubi shqiptar, përballja e dytë që po luhet në stadiumin ‘Air Albania’ ka shkuar në shtesë.
Do luhen edhe 30 minuta për të vendosur fituesin. Në rast se nuk ka ende një fitues skuadrat do t’i drejtohen penalltive. Kujtojmë se ndeshja e një jave më parë u luajt në Gjeorgji dhe fitoren e mori Partizani.Shanset që të kuqtë të kalojnë në turin e dytë kualifikues të këtij kompeticione janë të mëdha, por nëse ia dalin atje do përballen me gjigandët rumun të Steauas së Bukureshtit.
Klubi historik, që ka fituar edhe trofe europian, ka për president George Becali-n, miliardin që njihet ndryshe si Gigi Bekali. Ky i fundit është me origjinë nga Shqipëria dhe kurrë se ka mohuar, ndërsa më herët ka qenë një politikan pjesë edhe e parlamentit europian.