Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mund të ishte më e lumtur se kaq… Rudina Dembacaj tregoi se çfarë po ndodh me vogëlushen e saj!

Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe së fundmi ka treguar një gjë shumë të bukur që e lumturon çdo prind. Vogëlushes së saj i ka ikur dhëmbi i parë duke treguar kështu se ka hyrë në një tjetër fazë të rritjes së saj.

Iku dhëmbi i parë

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

Kur dëshiron aktorja të bëhet mama sërish dhe a është në planet e saj? Për këtë pyetje nuk ka munguar një përgjigje shumë e sinqertë si vetë ajo.