Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mund të mungonte! Edhe Stresi jep mendimin e tij lidhur me situatën Bora-Donald-Beatrix, anën e kujt mban reperi?

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi dhe reperi i njohur Stresi, i cili me anë të një Instastory të publikuar pak minuta më parë në llogarinë e tij në Instagram, teksa ka publikuar një foto ku duket Donaldi dhe Trixa, ai ka shkruar duke mbajtur totalisht anën e Borës:

Doni opinionin tim? Bora Zemani është ‘queen’ (mbretëreshë). 

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, Elita Rudi, i vëllai i Donaldit, Romeo dhe mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë. Kjo e fundit ka shpërndarë një reagim në llogarinë e saj në Instagram, ku Antigona ka përkrahur vajzën e saj dhe sigurisht që është kundër çdo komenti negativ që thuhet për të në rrjet. Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës.

Pak ditë më parë, me anë të një postimi në llogarinë personale në Instagram të Donaldit, i cili menaxhohet nga Romeo, ky i fundit ka publikuar një video nga përqafimi i ngrohtë dhe mbështetës që pati i vëllai me Trixa-n, gjatë spektaklit të djeshëm. Krahas, duke treguar mbështetje të plotë për gjysmën e tij më të mirë dhe lidhjen që ai ka me këngëtaren, ai shkruajti:

Mos ki frikë të thuash të dua