Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mungoi as Aurela! Këngëtarja reagon ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit…

Prej pak ditësh po përflitet në rrjete sociale ajo çfarë ndodhi në spektaklin e talenteve për fëmijë, ku Albi Nako dhe Erjona Rusi i drejtuan një vajze të vogël disa pyetje që u konsideruan nga publiku i gjerë si bullizuese dhe jo etike.

Teksa po ‘shënjestrohen’ kudo në median ‘online’ nga personazhe të ndryshëm të famshëm dhe jo vetëm, së fundmi ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo është shprehur shumë e revoltuar ndaj kësaj situate.

Këto ditë, kam lexuar shumë statuse, mbi një video, ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur? U shfaq në TV ashtu krejt papritur? NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE! Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë. Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i hollë, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial, ke kaluar të 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nërrugë, në rrjetet sociale, në ambientet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe në shtëpi. I ngjave sat ëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së tët eti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burrë, cunat nuk qajnë, bëhu trim se je qullash etj etj etj. Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes. Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjeherë? A ju kanë gjykuar NDONJËHERË?

Rreth kësaj çështje, para pak ditësh reagoi dhe Dafina Zeqiri, e cila ka “shpërthyer” duke përmendur Albin dhe Erjonën, madje me anë të disa Instastory-ve.

Mbasi spo mujna me ta bo tagg… maspari TVʻzionet të cilët i japin rast “personave” si ti? me pas një vend në jury & mi bullizu fëmijët? Femrat etc osht e tmershme! ti ki nevoj për ndim! Kërkush tjetër 

Jo vetëm kaq, por Dafi ju ka kërkuar të gjithë ndjekësve t’ju bëjnë report gazetares dhe koreografit.