Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Art & Kulturë Celebrities

Nuk ndalet aristokracia ruse, fëmijët e miliarderëve të Kremlinit në ballon e Moskës (foto)

Qindra të rinj të aristokracisë ruse bënë debutimin e tyre në Ballon e Bamirësisë së Vienës në Moskë, me fustane të mrekullueshme, kurora e kostume të shkëlqyeshme, në eventin tradicional të mbajtur në sallën më të madhe të ballos në Moskë, Gostiny Dvor.

Eventi njihet si pika e reklamimit të pinjollëve të elitës ultra të pasur të Kremlinit, ku ndër vite janë shfaqur mes të tjerëve bija e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov në 2015, bija e ministres së industrisë e tregtisë Leonela Manturova në 2018.

Mes pjesëmarësve të famshëm këtë vit ishte gjimnastja fituese e medaljes së artë Vera Biriukova, si dhe Leonida Malitskaya, Svetlana Gerchet, and Elizaveta Kondrikova. Në ballo ka qene gjithashtu Anastasia Chernomyrdina, mbresë e ish-kryeminsitrit rus Viktor Stepanovich Chernomyrdin.

Eventi i bamirësisë së të shtunës i dedikohet teorikisht përvjetorit të 250-të të kompozitorit Ludwig van Beethoven, ndërsa vitin e kaluar u anullua prej pandemisë së Covid-19. Në të mblidhen zakonisht rreth 2,000 të ftuar nga e gjithë bota, të cilët këtë viti ishin reduktuar në 1,500.

Çdo debutues, mashkull apo femër kalon një proces rigoroz selektimi për pjesëmarrjes, duke përfshirë kualifikime në arsim, gjuhë të huaja, elegancë sjellje e pamjeje.

100 të zgjedhurit me fat provohen në teste vallëzimi në përgatitje për ditën e madhe. Gratë në të mbajnë fustane të bardhë kur se burrat kostume darke me bisht, ose uniforma ushtarake.

Ballo hapet nga debutuesit e rinj me një ‘vals’, të cilëve më pas i bashkohen edhe të ftuarit duke kërcyer polka, valle tradicionale e valse të tjerë deri në mesnatë.

Më pas pjesëmarrësit performojnë kuadrilën e famshme ruse, të ndjekur nga tango, kërcime të shpejta, ça-ça-ça, e rumba deri në orët e para të mëngjesit. Biletat kushtojnë rreth 600 dollarë dhe fitimet jepen për kauza bamirësie.

Eventi i organizuar nga kompania Tatler, është një mundesi për gjeneratën e re elitare të ndjekë hapat e prindërve të tyre drejt shoqërisë së lartë ruse.

Shumë nga vazat pjesëmarrëse shmangin vëmendjen e shtypit por postojnë imazhet e ballos në rrjetet e mediave sociale.