Celebrities Film & Tv

Nuk paska qenë e shkruar apo çfarë? Ndryshohen datat e publikimit të dy filmave të njohur të Tom Cruise!

Së fundmi, është bërë e ditur se dy filmat e njohur të Tom Cruise, “Top Gun: Maverick” dhe “Mission: Impossible 7” kanë shtyrë sërish premierën. Sipas mediave të huaja, filmat do të jepen vitin e ardhshëm për shkak të variantit Delta të COVID-19.

“Maveric” do të shfaqet më 27 maj të vitit 2022, ndërsa “Mision: Impossible” më 30 shtator të vitit 2022.“Maveric” ishte planifikuar të shfaqej fillimisht më 24 qershor 2020, mirëpo ishte shtyrë për 23 dhjetor 2020, për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, “Mission: Impossible” ishte caktuar të jepej premierë më 23 korrik të vitit 2021 e ndërkaq së fundmi ishte shtyrë për 19 nëntor 2021. Xhirimet e “Mission Impossible 7” janë ndërprerë disa herë pasi disa pjesëtarë të stafit rezultuan pozitivë me koronavirus.

Rikujtojmë, se mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorit Tom Cruise i kanë vjedhur makinën në xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”, në Brimingham. Tom Cruise thuhet se i janë vjedhur bagazhe me vlerë mijëra eurosh pasi hajdutët i morën BMW-në e truprojës së tij në vlerë prej 116 mijë eurosh.

59-vjeçari, u tha se ishte tejet i zemëruar kur mësoi për vjedhjen. Sipas “The Sun”, hajdutët përdorën një skaner për të imituar sinjalin nga ndezja e automjetit ndërsa ishte parkuar jashtë në parkingun e “The Grand Hotel” në Birmingham. 

Ndërkaq, për të gjithë fanatikët e serialit “You” kemi një lajm të mirë nëse ende nuk e keni marrë vesh. Tashmë është bërë publike traileri i sezonit të tretë të serialit të famshëm amerikan. Penn Badgley rikthehet si vrasësi Joe Goldberg në sezonin e tretë të “You” dhe ai do të bashkohet me një personazh të ri që do të jetë: djali i tij.