Botë e Çuditshme

“Nuk po e ngisja unë…ishte qeni”/ Shoferi i dehur gjen justifikimin më qesharak kur ndalohet nga policia!

Jo, nuk është një shaka! Një shofer në Kolorado që dyshohet se ishte i dehur, u përpoq që të fajësonte qenin e tij për ngarje makine me shpejtësi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë departamenti i policisë që ishin dëshmitarë të ngjarjes shumë të çuditshme.

Policia e Springfield shkroi në Facebook se përpjekja për kalimin e përgjegjësisë ndaj qenit, ndodhi të shtunën në mbrëmje gjatë javës së kaluar, kur oficerët ndaluan një automjet që udhëtonte 84 kilometra në orë në një zonë ku lejohet të ngasësh me 50 km/h. Oficerët u shprehën se:

Shoferi u përpoq të ndërronte vendin me qenin i cili ishte në sediljen e pasagjerit, ndërsa oficeri i policisë u afrua dhe vëzhgoi të gjithë procesin. Më pas burri doli nga pjesa e pasagjerit të automjetit dhe pretendoi se nuk ishte ai që po drejtonte makinën.

Kur policia e pyeti të dyshuarin nëse kishte konsumuar alkool, ai u largua duke lënë pas automjetin dhe qenin. Më pas, në gjendjen në të cilën ndodhej, ai u kap vetëm rreth 20 metra larg. Akuzat ndaj shoferit, i cili ka edhe akuza të tjera kundërvajtëse, përfshijnë dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe kundërshtimin e arrestit. Qeni iu dorëzua një mikut të pronarit, teksa ky i fundit ndodhet në paraburgim. Departamenti i policisë nuk ka lënë pa bërë dhe një situatë për të gjithë ndodhinë e pazakontë:

Qeni nuk do të marrë asnjë denoncim dhe është liruar vetëm me një paralajmërim.