Celebrities Gossip Showbiz

Nuk po gjen karar! Tea Trifoni deklaron në mes të emisionit se i ka dhënë fund lidhjes…

Një ndër ish-konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’puthen” është Tea Trifoni. Edhe pas përfundimit të emisionit, Tea nuk është larguar nga ekrani. Ajo ka marrë pjesë në emisione dhe intervista të shumta si dhe shfaqet shumë aktive në rrjete sociale. E së fundmi, atë e shohim si bashkëprezantuese në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Dukeqenëse, bukuroshja ka dalë nga një program dashurie është e kuptueshme që ndjekësve ju intereson shumë jeta e saj personale. Së fundmi, ish- konkurrentja e “Për’Puthen” kishte treguar se ishte me një djalë dhe e lumtur me të, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë mes tyre. Në episodin e sotëm të “Goca dhe Gra”, Tea tregoi se është ‘single’ duke habitur kështu dhe bashkëprezantueset.

Jam single. Ne kemi qenë vetëm duke u njohur, s’kemi qenë çift!  

Si një personazh publik nuk mund të mungojnë edhe kritikat nga ndjekësit, nga të cilët mund të vihesh shumë lehtësisht “nën shënjestër”. E dukeqenëse Tea shpesh është diskutuar për peshën e saj, duket se këtë herë ka vendosur t’ju kthehet. Në një bisedë online të bërë së fundmi me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, teksa dikush i ka shkruar: “Si ja bën me celulitin?”, bukuroshja i kundërpërgjigjet:

Në fakt, nuk kam bërë asgjë deri më tani. Duhet të nis ndonjë trajtim. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa celuliti, me të cilat duhet të merresh. 

 Ish- konkurrentja e “Për’Puthen” gjithashtu është përfolur shumë këto kohë që ka kryer një ndërhyrje në gjoks. Fansat e ndjekësit, sigurisht dhe media, postuan foto duke krahasuar dhe aludimet nuk kishin fund. Por duket se Tea tashmë e pranoi vetë këtë fakt me anë të një postimi të disa ditëve më parë në InstaStory ku shfaqet shumë seksi dhe gjoksi i saj është gati në ‘shpërthim’.