Bota

Nuk pranoi të këndonte këngën që i kërkuan, vritet tragjikisht nga disa persona muzikanti i njohur turk!

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur dhe si pasojë ka ndërruar jetë në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë, një grup prej disa personash të cilët ndodheshin në ambientin ku këngëtari turk po këndonte, i kanë kërkuar atij që të performonte një këngë, por ai ka refuzuar kërkesën e tyre. Pas refuzimit, ata kanë filluar të debatojnë me muzikantin.

Më pas debati agravoi aq shumë saqë Şenerin e plagosën me copa xhami në fyt. Pas ngjarjes, artisti u dërgua në spital, por me gjithë ndërhyrjet mjekësore nuk mund të shpëtonte. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar 3 nga 5 personat e dyshuar për vrasjen e muzikantit i cili gjeti vdekjen si pasojë e sherrit në një ambient argëtimi në lagjen Çankaya të Ankarasë.