Botë e Çuditshme

Nuk pranuan të shesin shtëpinë vetëm sepse blerësit ishin çift homoseksualësh!

Një çift homoseksualësh iu ndalua të blinin shtëpinë e tyre të ëndrrave nga pronarët e krishterë të cilët pretendojnë se homoseksualiteti është kundër fjalës së Zotit. Luke Whitehouse dhe Lachlan Mantell iu mohua mundësia për të parë pronën prej 650,000£ dhe madje iu dërguan pjesë biblike nga pronarët aktualë të devotshëm të krishterë.

Çifti homoseksual u befasua kur iu tha se nuk mund të blinin një shtëpi me vlerë rreth 700 mijë euro për shkak të seksualitetit të tyre. Së bashku me këto referenca nga Bibla, çifti shkroi se nuk mund t’ua shisnin shtëpinë dy burrave që jetonin në një komunitet homoseksual. Një nga të rinjtë tha se:

Fillimisht qesha, mendova se ishte shaka. Kur kuptova se nuk ishte, u mërzita shumë dhe u zemërova. Homofobia mes njerëzve ekziston ende, më lëndoi thellë, u verbova.

 

Ata e panë shtëpinë në Coulsdon, Surrey në faqen e internetit Purplebricks javën e kaluar dhe menjëherë ranë në dashuri me të, kështu që kërkuan një vështrim personal. Por ndërtuesi Luke Main dhe gruaja e tij, fizikantja mjekësore e Universitetit të Kembrixhit, Dr Joanna Brunker refuzuan të linin Luke dhe Lachlan të vizitonin vilën.

Organizata bamirëse ‘LGBT Stonewall’ tha se ishte tronditur kur dëgjoi se një çift homoseksual ishte refuzuar të blinte një shtëpi për shkak të seksualitetit të tyre. Asha Misra, drejtoresha e asociuar e komunikimeve dhe fushatave, shtoi:

Kjo thjesht nuk ka vend sot në Britani.