19-vjeçari që mbeti i plagosur në aksidentin e sotëm në Rrugën e Kombit ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Xheku Logu po udhëtonte këtë mëngjes me dajën e tij në automjetin tip “Benz”. Ata po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.
Andi Rrsutaj ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa nipi i tij u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Hetuesit dyshojnë për një manovër të parregullt të shoferit pasi në rrugë nuk janë vë re gjurmë frenimi, ndërsa situatën e rëndon mungesa e trafikndarëseve që mund të shmangin rënien në humnerë.