Politikë

Nuk u pyet për aleancën me PD-në, ikën Bamir Topi!

Dorëhiqet Bamir Topi, një ditë pasi Fryma e Re Demokratike, FRD firmosi për të qenë pjesë e koalicionit opozitar të udhëhequr nga Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Përmes një letre, Topi deklaron dorëheqjen e menjëhershme e të parevokueshme si kryetar i FRD-së.

Mësohet se marrëveshja e mbrëmshme me kryedemokratin Basha dhe që në Selinë Blu u siglua nga nënkryetari Sali Shehu, nuk ka patur OK-ein e ish-presidentit. Madje rikthimi i Frymës së Re Demokratike në bashkëpunim me partinë nga e cila u shkëput në kohën kur drejtohej nga Berisha u interpretua gjerësisht si “surprizë”.

Bashkëpunimi mes Lulzim Bashës dhe FRD-së së Bamir Topit befasoi më së shumti simpatizantët e Partisë Demokratike të cilën në 2011 e shpallësh ish-nënkryetarin e partisë asokohe president pucist, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha nuk ja kursen etiketimet si horr bulevardi. Në 2015 Bamir Topi bashkëpunoi me socialistët për zgjedhjet lokale, ndërkohë mundësia e afrimit ne PD-në dukej e largët për sa kohë ai nuk ishte dakord me shumë vendime të lidershipit.