Celebrities Gossip Health & Beauty

Nuk u shit prej kohësh sepse dukej shumë topolake, tanimë kukulla e Mbretereshës Elizabeth në ankand!

Një kukull bionde me sy blu e quajtur ‘Mbretëresha Elizabeth’ e krijuar në vitin 1929 nga prodhuesit e lodrave ‘Schoenau&Hoffmeister’ tanimë ka dalë në ankand. Në atë kohë, ajo nuk e mori miratimin e nënës së mbretëreshës për të dalë në shitje, pasi i dukej shumë topolake. Kukulla është pjesë e ankandit si pjesë e një koleksioni të madh kukullash të vjetra, të grumbulluara nga e ndjera Betty Fox.

Ajo ishte një  rrobaqepëse dhe krijonte veshje për 500 kukullat e saj duke i ekspozuar rreth shtëpisë në Nottinghamshire. Betty u nda nga jeta në vitin 2019, në moshën 95-vjeçare dhe tani familja po e shet koleksionin e saj, i cili sipas specialistëve është një nga më të mëdhenjtë që ka dalë në ankand dhe mund të vlejë më shumë se 40 000 paund. Kukulla e Princeshës Elizabeth është vlerësuar nga 500 deri në 800 paund.

Ndërkaq, rikujtojmë se 95-vjeçarja Elizabeth kohët e fundit ka kaluar kohë në spital për analiza dhe është tërhequr nga “Remembrance Sunday” për shkak të një tendosje të shpinës. Elizabeth duke kryer një audiencë ballë për ballë në Kështjellën Windsor me gjeneralin Sir Nick Carter u pa për herë të parë dje dhe u interpretua si një shenjë se shëndeti i saj po përmirësohej. Mbretëresha nuk ishte parë në një ngjarje personalisht për më shumë se një muaj që kur ajo organizoi një pritje për samitin global të investimeve në Windsor të martën, më 19 tetor.

Ju zbulojmë gjithashtu se Mbretëresha mund të rikthejë një traditë shumë të dashur këtë vit duke i dhuruar 1500 anëtarëve të stafit të saj të njëjtën dhuratë. Çdo vit, ceremonia vjetore ‘godet’ titujt kryesorë, pasi tradita thuhet se filloi nga gjyshi i Madhërisë së Saj George V. Tradita ka të bëjë me Mbretëreshën 95-vjeçare që i dhuron çdo anëtari të fuqisë së saj punëtore një puding të Krishtlindjeve, megjithëse ceremonia u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.