Politikë

Numërimi dhe identifikimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ kërkon fonde!

Komisioni i Zgjedhjeve kërkon fonde që të realizohet procesi i votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit sipas Marrëveshjes Politike të 5 Qershorit. Për këtë qëllim Kryekomisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i drejtohet me një shkresë Kuvendit e Këshillit të Ministrave.

Përmes një shkrese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan se afatet për realizimin e këtij projekte janë në limite. “Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme. Për impementimin e projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit 2020, në shumën totale mbi 1.2 miliardë lekë.”