Celebrities Gossip Showbiz

Nxehen gjakrat mes Nitës dhe Bledit, sherri agravon me fjalor banal!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Dy nga banorët më të komentuar, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Kujtojmë madje se në një dasmë të organizuar brenda “BBV”,

Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka bërë një postim në Instagram, ku është shprehur se më mirë martohet me Ronaldon dhe Kristin se sa me Nitën.

Të ftuar ditën e sotme në “E Diell”, Nita, Bledi dhe Ronaldo janë përballur me njëri-tjetrin për herë të parë dhe gjatë debatit Bledi e ka humbur kontrollin dhe ka shpërthyer në fjalë të rënda dhe banale ndaj Nitës.

Është 32 vjeçe dhe të bëj lekë ose lëre këngën dhe bëj punën e mësueses… 24 orë në media me kamera puthu, përqafohu, martohu, ledhatohu lat nam…. merresh ti me mua, po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj? Ik puno lëri këto tani t’ja dish për nder atij që të futi në treg…