Bota

Nxënësi “turpëron” Vladimir Putin për gabimin në histori dhe… rrezikon të përjashtohet nga shkolla! (video)

Presidenti Vladimir Putin kaloi Ditën e Dijes, 1 Shtatorin, në qytetin lindor të Vladivostokit. Atje, presidenti rus u takua me disa nga nxënësit e shkollave më të mirë të vendit duke biseduar me ta për historinë.

Por gjatë bisedës me ta, ai bëri një gabim të vogël. Ndërsa iu përgjigj një pyetjeje nga Nikanor Tolstykh, një nxënëse nga Vorkuta, Putini i ngatërroi luftërat. Presidenti rus tha se Pjetri i Madh (Pjetri I) luftoi kundër Suedisë në “Luftën Shtatëvjeçare”.

A e shkaktoi Pjetri i Parë Luftën 7-vjeçare? Pse ai luftoi suedezët për shtatë vjet? Mund ta imagjinoni se ku është Suedia dhe ku është Poltava?,-tha Putin.

Pasi Putini mbaroi së foluri, Nikanor Tolstykh e korrigjoi presidentin duke i kujtuar se Rusia luftoi Suedinë në Luftën e Madhe Veriore, një konflikt që zgjati 21 vjet (nga 1700-1721). Putin pranoi gabimin  dhe falënderoi Tolstykh për “korrigjimin e vogël”.

Megjithëse Putini dukej i pashqetësuar nga ndodhia, drejtori i shkollës së Tolstykhit nuk ishte aspak i kënaqur. Në një intervistë me faqen e lajmeve Podyom, ai e cilësoi nxënësin si një arrogant, duke shtuar se i mungonte “modestia”.