Lifestyle Travel

Nxirret në shitje për këtë çmim fshati spanjoll, dështon iniciativa për ta kthyer në një destinacion turistik!

Një fshat spanjoll 3 orë larg Madridit është nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, afërsisht sa një apartament, në një prej qyteteve të vendit iberik. Fshati i quajtur Salto de Castro ka 44 shtëpi, një kazermë policie dhe një fushë futbolli, është i vendosur shumë pranë kufirit me Portugalinë.

Ky fshat u ndërtua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën të largoheshin duke e braktisur atë. Pronarët e fshatit synonin ta kthenin në një destinacion turistik, por tashmë kanë hequr dorë nga projekti i tyre, duke e nxjerrë në shitje. Ata shprehen se që prej publikimit të njoftimit në internet, të interesuarit kanë qenë të shumtë.

Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit. “Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua,” tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”.

Deri më tani 300 njerëz kanë shprehur interes për blerje, nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe. Një blerës potencial ka ofruar një shumë të madhe për ta rezervuar. Salto de Castro është nxjerrë në shitje më parë, për 6.5 milionë euro. Megjithatë, nuk pati blerës.