Celebrities Gossip Showbiz

“O djalë o vajzë do bëj”, Einxhel Shkira ironizon fjalët që qarkullojnë për gjininë e fëmijës!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku u dyshua se padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Portalet kanë ‘shpërthyer’ nga postimi i Monikës. Mirëpo, Einxhel ka reaguar duke na zbuluar se nuk e di as vetë gjininë e fëmijës dhe e vetmja që e di është motra e Dagz, halla e fëmijës që do të vijë në jetë.

E lidhur me fjalët që po qarkullojnë për këtë temë, pak orë më parë me anë të një postimi në Twitter, prezantuesja duket se ka ironizuar në formë shakaje ‘situatën tipike shqiptare’ kur bëhet fjalë për të gjetur gjininë e fëmijës (që besojmë të gjitha mamave iu ka ndodhur).

Situata tipike shqiptare kur takon dikë që të sheh barkun. A-“Lëre mos e diskuto se nga forma e ke djalë.” (Dy hapa më tutje takon një tjetër.)  B-“Uuuu e paske vajzë sigurt se duket nga barku.” Mirë, një gjë është e sigurt deri tani që me këtë barkë do bëj o djalë o vajzë.

https://twitter.com/EinxhelShkira/status/1562203304779649024?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1562203304779649024%7Ctwgr%5E111065701e536ac98aa62f2c9ddf360419bc4437%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fprive.al%2Fmos-ndoshta-einxhel-pret-binjake-ja-cka-thote-vete-ajo%2F

E teksa, pas ‘BBV’, edhe dy prezantueset, Arbana Osmani e Dojna Mema zbuluan se janë në pritje të ëmbël, para pak ditësh kjo e fundit u bë mama për herë të parë dhe na ‘shkriu zemrën’ me video-n që ndau teksa mbante bebushin e saj në krahë. Einxhel padyshim tani më shumë se kurrë është e ndjeshme ndaj të tilla lajmeve, ndaj reagoi në Instastory duke i dedikuar fjalët më të bukura bukuroshes.