Celebrities Gossip Showbiz

“O Zot çfarë kam bërë…”, me rastin e 1 Prillit edhe Beniada Nishani ka pasur një gënjeshtër për ndjekësit e saj!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Me rastin e 1 Prillit, që është Dita e Gënjeshtrave, Beniada ka menduar që edhe ajo t’ju bëjë një hile ndjekësve të saj. Bukuroshja ka postuar një foto të saj dhe shfaqet me një ‘look’ ndryshe, duke gënjyer kështu ndjekësit e saj se nga një bjonde është kthyer në një kokëkuqe dhe se është penduar. Këtë gënjeshtë e kanë besuar të gjithë derisa më pas Beniada ka postuar një tjetër video duke treguar se nuk ka ndryshuar asgjë në ‘look-un’ e saj dhe se e gjitha ishte një lojë.

O Zot çfarë kam bërë

Bëhem pishman direkt

Gjithomonë Beniada është pyetur nga ndjekësit nëse do të jetë përsëri pjesë e këtij edicioni të dytë të “BBV2” e pas hyrjes së bujshme të Sabianit mbrëmjen e djeshme gjatë ‘Prime-i’ dyshimet janë shtuar edhe më shumë. E ditën e sotme Beniada ka dhënë një përgjigje publike.