Bota

OBSH: “Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë.

“Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zyrtarizuar situatën klinike, e cila shfaqet tek shumë pacientë rreth tre muaj pasi kanë kaluar fazën akute të sëmundjes.

Janë rreth 14% e personave të infektuar që vuajnë këtë sindromë e cila zgjat katër muaj. Simptomat më të zakonshme janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje dhe paaftësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Prej kohësh pritej zyrtarizimi i kësaj sindrome misterioze, e cila nuk prek të gjithë pacientët. “Covid i zgjatur” prek më shpesh gratë, personat e moshës së mesme dhe ata që kanë pasur më shumë simptoma në ditët e para të infektimit.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton sindromën tek të sëmurët dhe për momentin nuk ekziston një mjekim specifik.