Bota Sport

OBSH i jep fund dilemave nëse duhen mbajtur apo jo Lojërat Olimpike të Tokios!

Pas shtyrjes nga viti i kaluar nga pandemia koronavirus e rrezikut për anulimin këtë vit po për shkak të saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Lojërat Olimpike të Tokios duhet të zhvillohen.

Të parashikuara për të nisur më 23 korrik, pra pas dy ditësh, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi:

Duhet të zhvillohen, që t’i tregohet botës se çfarë mund të arrihet me plan dhe masat e duhura.

Duke folur në Tokio para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Ghebreyesus tha se “Bota ka nevojë për Olimpiadë, si festë për shpresë”.

Lojërat Olimpike kanë fuqinë të bashkojnë botën, ta frymëzojnë e të tregojnë se çfarë është e mundur!

Zyrtari i lartë dha qëndrimin e Organizatës në kohën kur organizatorët e eventit sportiv kanë raportuar tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra, duke e çuar numrin total të rasteve me koronavirus në 79.

Lojërat Olimpike nuk duhet të gjykohen nga numri i rasteve me koronavirus pasi eliminimi i rrezikut nuk është i mundur. Shenjë sukesi është të siguruarit që çdo rast do të identifikohet, izolohet dhe gjurmohet, që të ndalet zinxhiri i përhapjes.

Për shkaqe sigurie, Lojërat Olimpike do të mbahen këtë vit pa spektatorë.