Aktualitet Bota

OBSH jep të dhënat, Omicron deri tani ka prekur 23 vende!

‘Varianti Omicron është raportuar në 23 vende’, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë OBSH paralajmëron se pritet që vende të tjera të preken nga ky variant për shkak të përhapjes së lartë.

Drejtori ekzekutiv i OBSH-së Michaek Ryan, bëri sërish thirrje për vaksinim të qytetarëve. Ai apeloi që fillimisht të vaksinohet njerëzit që janë më të rrezikuar nga ky virus.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i agjencisë së OKB-së Tedros Adhanom, bëri thirrje që shtetet të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë kundër këtij varianti.