Aktualitet Lajmet e fundit

OBSH: Kujdes me udhëtimet këtë sezon veror, ende nuk jemi jashtë rrezikut nga COVID-19!

Hans Kluge drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, paralajmëroi evropianët që të udhëtojnë me përgjegjësi dhe kujdes gjatë këtij sezoni veror pasi pavarësisht se numri i infektimeve nga COVID-19 është ulur, ende nuk jemi jashtë rrezikut.

OBSH bën thirrje të keni kujdes, pasi grumbullimet, lëvizshmëria e madhe e popullsisë, festivalet e mëdha dhe aktivitete sportive që do të zhvillohen javët e ardhme mund të jenë të rrezikshme, -tha Kluge.

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 janë ulur ndjeshëm, duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e masave anti-COVID.

Ne duhet të shohim përparimin që kemi bërë sa i përket COVID-19, po nga ana tjetër nuk duhet të mendojmë se kemi dalë jashtë rrezikut, -shprehet Kluge.

Kluge u shpreh se nuk është çudi qe Evropa të përfshihet sërish nga një valë e COVID-19, pavarësisht se procesi i vaksinimit po vijon.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka qenë ajo që i ka tërhequr vëmendjen vendeve të tregohen solidar në këtë “luftë” me pandeminë dhe të dhurojnë doza vaksinash për vende të cilët kanë nevojë.

Tashmë në vendet evropiane procesi i vaksinimit po kryhet me sukses dhe përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë po marrin formën e duhur.