Bota Health & Beauty

OBSH: “Një në katër vetë vuan nga Covid-i i gjatë!”

Ende eshtë i lartë niveli i alarmit në frontin Covid. I ashtuquajturi “Long Covid” (Covidi i gjatë) vazhdon të shqetësojë ndonëse në ditët e fundit, ashtu si në të gjithë botën edhe në vendin tonë, infektimet janë në rënie të ndjeshme e presioni mbi sistemin spitalor, sa vjen e dobësohet. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Covid-in e gjatë, që nënkupton vazhdimin e simptomave edhe pas negativizimit.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, të paktën një në katër persona të prekur me koronavirus vazhdon të ketë shenja edhe pas katër apo pesë javësh. Mes simptomave më të përhapura eshtë gjendja e përgjithshme e dobësisë, dhimbjet e llojeve të ndryshme, vështirësia për t’u përqendruar e problemet me kujtesën.

Gjithashtu ka studime si ai në Britaninë e Madhe që tregon se në 13% të rasteve, shenjat e COVID-it mbeten të dukshme te njerëzit e prekur deri në 12 javë pas infektimit.

Ndërkohë në Itali, Universiteti i Milanos e Instituti “Mario Negri”, analizuan të dhëna të pacientëve që “kapën” formën e rëndë të sëmundjes, duke u shtruar në spital e shenjat i kanë edhe pas një viti.