Bota

OBSH: “Numri i vdekjeve nga koronavirusi ende i lartë!”

Mungesa e vaksinave anti-COVID në disa shtete ka bërë që në nivel global, numri i vdekjeve nga koronavirusi të jetë i lartë ndryshe nga sa po ndodh me rastet aktive që janë në rënie prej 7 javësh, rënia më e gjatë prej fillimit të pandemisë. Sipas shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në çdo 24 orë shënohen mbi 10 mijë viktima.

Virusi po përhapet më shpejt se vaksinat!

Gjithashtu, numri një i OBSH-së mirëpriti premtimet e liderëve të G7-ës, grupit të shtatë vendeve më të industralizuara lidhur me garantimin e 870 milionë vaksinave për COVAX-in. Por shtoi se duhen 11 miliardë doza të tjera.

COVAX është nismë e OBSH-së për furnizimin e vendeve të varfra me vaksina. Sipas të dhënave të Universitetit Amerikan “Johns Hopkins”, prej shpërthimit të koronavirusit në fund të vitit 2019 në Kinë, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 176 milionë persona të infektuar. Mbi 3.8 milionë pacientë kanë humbur jetën.