Bota

OBSH pezullon miratimin e vaksines Sputnik V, s’ka të dhëna të mjaftueshme!

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se procesi i regjistrimit të vaksinës ruse të Sputnik-V COVID-19 në listën e saj të vaksinave të miratuara për përdorim është pezulluar në pritje të disa të dhënave të munguara dhe procedurave ligjore.

“Ne po punojmë me Ministrinë Ruse të Shëndetësisë pothuajse çdo ditë për të adresuar çdo çështje të mbetur që duhet të plotësohet nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse, ” tha Mariangela Simao, ndihmës drejtore e përgjithshme e OBSH-së në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Muraska kishte thënë në fillim të këtij muaji se të gjitha pengesat për regjistrimin e vaksinës nga OBSH ishin tejkaluar dhe se vetëm disa procedura burokratike kishin mbetur për t’u përfunduar.

Kujtojmë se në Argjentin╒ mbi 45 mijë raste të qytetarëve të vaksinuar me Sputnik-V kanë paraqitur efekte anësore dhe komplikacione ku  sipas raportit të ministrisë, 75 raste duhej të shtroheshin në spitale.

Incidenca e shtrimeve në spital në Argjentinë për njerëzit e vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik-V është 0.66 për 100,000 të vaksinuar. Këto të dhëna përmenden në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Konkretisht, raporti thekson se deri më 31 korrik, 11,368,961 doza të vaksinës Sputnik-V ishin administruar në Argjentinë (raporti nuk bën dallimin midis sa morën dozën e parë dhe sa morën të dytën).