Bota

Olaf Scholz bëhet kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë!

Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë nga Bundestagu duke i dhënë fund në këtë mënyrë “epokës” 16-vjeçare të Angela Merkel.

Qeveria e re e zotit Scholz formohet nga partia e tij Social Demokrate së bashku me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.

63-vjeçari, Scholz i çoi socialdemokratët drejt fitores së zgjedhjeve në fund të shtatorit, duke e pozicionuar veten si kandidat të vazhdimësisë, sepse ai luajti një rol kyç në qeverinë Merkel si zëvendëskancelar.

Ai u duartrokit pasi parlamenti gjerman, Bundestag, e mbështeti me 395 vota kundër dhe 303 kundër.

Kancelari i ri pas zgjedhjes dhe pranimit të detyrës, shkoi në Pallatin Bellevue ku u prit nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier, i cili edhe zyrtarisht e emëroi në këtë post.

Ai tani do të kthehet në Bundestag për të bërë betimin. Ndërsa pas betimit Scholz kthehet sërish në Pallatin Bellevue, ku në prani të Presidentit emëron dhe prezanton ministrat e ri në kabinetin qeveritar.

Olaf Scholz është kancelari i nëntë Republikës Federale të Gjë dhe  katërti i SPD-së pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröderit.