Bota

Olaf Scholz zgjidhet kancelar më 8 dhjetor

Ministri i deritanishëm gjerman i Financave, Olaf Scholz pritet që zyrtarisht të emërohet kancelar i Gjermanisë më 8 dhjetor, njoftoi Parlamenti gjerman (Bundestag) nëpërmes një komunikate për media më 2 dhjetor.

“Dita e emërimit të kancelarit, është planifikuar më 8 dhjetor”, qëndron në njoftimin e Bundestagut.

Emërimi i socialdemokratit 63-vjeçar, Scholz në postin e kancelarit shënon fundin e epokës 16 vjeçare të ish-kancelares, Angela Merkel në këtë post.

Për të garantuar tranzicion sa më të qetë të pushtetit, Merkel e kishte marrë me vete pasardhësin e saj në Samitin e G20-s në Romë në tetor, me këtë rast ai mori pjesë në disa takime shumë të rëndësishme biletarale përfshirë atë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Scholz, më 24 nëntor arriti marrëveshje me partinë e Demokratëve të Lirë dhe Partinë e Të Gjelbërve për të formuar koalicionin e ri qeveritar.

Ky do të jetë koalicioni i parë në Gjermani në mes të Social Demokratëve (SDP), liberalëve, Demokratët e Lirë (FDP) dhe ambientalistëve, Të Gjelbërtit.