Celebrities

Olivia Rodrigo flet në lidhje me çështjen e Britney Spears!

Këngëtarja bukuroshe Olivia Rodrigo së fundmi është bërë imazhi i ‘Teen Vogue’. Sukseset e saj mesa duket nuk kanë fund, pak kohë më parë ajo ka lançuar edhe albumin e saj më të fundit që ka rezultuar që të jetë një sukses i padikutueshëm. Ajo është një nga këngëtaret më të dashura nga të gjithë të rinjtë, pasi këngët e saj gjithmonë janë në fokus për tekstet.

Fan: Olivia Rodrigo says she is 'excited' about recent developments in Britney Spears' conservatorship case and is hopeful her story makes people think about tearing 'down women in the spotlight for sport'

Olivia së fundmi ka folur edhe në lidhje me yllin e pop-it Britney Spears. Gjatë xhirimeve për ‘Teen Vogue’, ajo i ka thënë revistës:

Jam shumë e emocionuar ta shoh atë duke festuar lirinë në rastin e saj. Mendoj se është një hap në drejtimin e duhur. 

Ish-ylli i ‘Disney Channel’ tha se ajo gjithashtu shpresonte që rasti të sinjalizonte një ndryshim në mënyrën sesi njerëzit flasin për figurat e femrave. Ajo ka treguar gjithashtu se:

Jam shumë e lumtur që çështja e Britney po merr kaq shumë vëmendje dhe unë vetëm shpresoj që ajo të marrë të gjithë drejtësinë që meriton dhe jeton jetën më të mirë që mundet është një shembull i kësaj kulture që aq shpesh vendos gratë në qendër të vëmendjes.

Olivia tha se tani është një shans për publikun që të “rishqyrtojë mënyrën” që trajtohen artistet femra.

Si shoqëri, ne patjetër duhet të rishqyrtojmë mënyrën se si i trajtojmë gratë në ditët e sotme, dhe jo vetëm për veten tonë. Është e pashëndetshme që vajzat e reja të shikojnë të gjitha ato gjëra në media. Ajo bën një tablo të keqe, është kaq zhgënjyese të shohësh vajzat e reja të mbajtura në një standard krejtësisht të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Mediat sociale po e bëjnë edhe më të vështirë për vajzat e reja të rriten. Unë as nuk mendoj se ka të bëjë me mua duke thënë:” Oh, jam lënduar kur shoh njerëzit të thonë gjëra të këqija për mua ose miqtë e mi.”