Celebrities Gossip

Olivia Rodrigo tregon se nga kush është frymëzuar për shkrimin e këngëve të saj!

Së fundmi këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo ka thënë se Alanis Morissette e frymëzoi atë për shkrimet e saj që në moshën 13-vjeçare. Gjatë kohës që këngëtaret u bënë imazh i kopertinës së ‘Rolling Stone’. Në një bisedë midis bukuroshes 18-vjeçare dhe 47-vjeçares, Olivia tregoi një përvojë të hershme e cila zgjeroi konceptin e saj se çfarë mund të ishte një këngë dhe se çfarë mund të ishte muzika në vetvete.

Mbaj mend që u habita shumë kur isha 13 vjeçe. Isha në makinë me prindërit e mi duke dëgjuar ‘Jagged Little Pill’. Mbaj mend që dëgjova dhe ‘Perfect’, dhe isha duke thënë: “Oh Zot!”. Unë thjesht fillova ta shikoja muzikën dhe kompozimin e këngëve në një mënyrë krejt tjetër.

Heart to heart: Olivia Rodrigo, 18, and Alanis Morissette, 47, chatted about their mutual inspirations and how they navigated early hits for Rolling Stone's Musician to Musician issue

Kënga e Alanis është rrëfyer nga perspektiva e një prindi që i nxit pa pushim djemtë dhe vajzat e reja të “përpiqen pak më shumë” me shpresën për t’i kënaqur ata, edhe pse në fund të fundit duket si një përpjekje e kotë.

Unë thjesht mendoj se kjo është diçka që unë dhe të gjithë miqtë e mi e kishim ndjerë kaq shumë për një kohë të gjatë, dhe kurrë nuk kisha dëgjuar dikë të fliste për të edhe në përgjithësi, në bisedë, dhe definitivisht kurrë në një këngë kaq të njohur.

Ylli i ‘Disney Channel’ u paraqit me idhullin e saj në kopertinën e revistës. Krijuesi i hitit ‘good 4 u’ tha se ishte në gjendje të gërmonte thellë në vetvete për të mos u përqëndruar tek dëgjuesi kur filloi të shkruante.

Olivia së fundmi ka folur edhe në lidhje me yllin e pop-it Britney Spears. Gjatë xhirimeve për ‘Teen Vogue’, ajo i ka thënë revistës:

Jam shumë e emocionuar ta shoh atë duke festuar lirinë në rastin e saj. Mendoj se është një hap në drejtimin e duhur. 

Ish-ylli i ‘Disney Channel’ tha se ajo gjithashtu shpresonte që rasti të sinjalizonte një ndryshim në mënyrën sesi njerëzit flasin për figurat e femrave. Ajo ka treguar gjithashtu se:

Jam shumë e lumtur që çështja e Britney po merr kaq shumë vëmendje dhe unë vetëm shpresoj që ajo të marrë të gjithë drejtësinë që meriton dhe jeton jetën më të mirë që mundet është një shembull i kësaj kulture që aq shpesh vendos gratë në qendër të vëmendjes.