Celebrities Gossip Showbiz

Olivia Wilde si Dolly Parton, Halloween i bëri bashkë…

Olivia Wilde magjepsi për Halloween duke u veshur si Dolly Parton. Regjisorja dukej e mrekullueshme teksa mbështeti të dashurin Harry Styles në koncertin e tij të fundit. Për fundjavën e frikshme të Halloween të këtij viti, regjisorja 37-vjeçare e “Booksmart” u vesh si Dolly Parton dhe ndau transformimin e lezetshëm në Instagram Stories.

Duke tundur një parukë bionde, e kompletuar me një aksesor flokësh me lule të kuqe Olivia tërhoqi vëmendjen e kujtdo. E sa i përket grimit, ajo iu përkushtua look-ut duke vendosur rimelin blu të ndezur dhe buzëkuqin e kuq. Në një tjetër klip të “Instagram Story”, duket qartë se Olivia i pëlqente të ishte ai karakter, pasi ajo ndau një video të shkurtër të saj duke vërtetuar se padyshim po e shijonte atë rol.

Olivia Wilde bounces around in prosthetic boobs for Dolly Parton costume

Kujtojmë, se Olivia nuk ishte e vetmja e cila postoi për Halloween, pasi edhe dikush tjetër tërhoqi vëmendjen me veshjen dhe look-un e saj. Bëhet fjalë për vogëlushen North West, vajzën e Kim Kardashian e cila na la pa fjalë në një imazh ku shfaqej bashkë me dy shoqet e saj. Vajzat ishin të veshura me paruke dyngjyrëshe rozë dhe jeshile, bluza të zeza të stilit metalik, funde gjithashtu në ngjyrë të zezë, rripa me gjemba dhe çizme platforme të gjakosura.

Ndërkohë, Olivia ngrohu zemrat e fansave duke mbështetur të dashurin Harry Styles në koncertin e tij të fundit në Nju Jork më vonë atë mbrëmje. Regjisorja e “Don’t Worry Darling” u pa nga një fans që rrinte pranë skenës ndërsa Harry performonte.