Celebrities Sociale

Olsa Muhameti bëhet pjesë e peticionit: “Duam Ori Nebijaj në parlament në vend të Vangjel Dules”

Përfshirja e Ori Nebijaj në zgjedhjet e 25 Prillit, si kandidate për deputete krah Partisë Demokratike, ishte një ngjarje e komentuar shumë gjatë fushatës elektorale. Moderatorja e “Wake Up“, ishte e 18-ta në listën e PD-së për qarkun e Tiranës e cila në këto zgjedhje arriti të merrte gati 6000 vota por që fatkeqësisht nuk ishin mjaftueshëm që ajo të hynte në parlament.

Intervistën e parë për të folur rreth këtij kandidimi ajo e dha për emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin ku ishte shumë e emocionuar dhe shpresëplotë për të ardhmen e vendit dhe përfshirjen e të rinjve në politikë. Shumë persona janë zhgënjyer që Ori nuk mori mbështetjen që meritonte dhe kanë hapur një peticion online ku kërkojnë që moderatorja të hyjë në parlament.

Ky peticion është hapur rreth 2 ditë më parë nga Aldo Arnauti dhe deri tani ka mbi 2000 firma. Një ndër personat që e ka mbështetur publikisht këtë peticion është edhe autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti e cila i fton të gjithë që të firmosin peticionin.

Duam që Ori Nebijaj të hyjë në parlament në vend të Vangjel Dules. Ka ardhur koha e të rinjve në parlament. Për mua Ori ka bërë fushatën më të mirë, një vajzë me integritet që padyshim do të bëjë më shumë se reliket në parlament. Në këtë postim nuk kam logo partie. Firmos peticionin.