Celebrities Gossip Showbiz

Olsa Muhameti ndan me ndjekësit një foto shumë të veçantë!

Autorja e programit “Për’puthen” dhe ‘Kepi i Tundimeve’, Olsa Muhameti është shpesh aktive në rrjete sociale me momente nga përditshmëria e saj që kryesisht ka të bëjë me punën. E duket se bukuroshja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ne një foto shumë të veçantë nga dita e saj e parë e punës në Top Channel.

Unë 5 vite më parë. Dita ime e parë në Top Channel 

Këtë javë nisi sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj.

Risia tjetër, padyshim shumë e veçantë e këtij sezoni është fakti se do të jenë djemtë ata që do të zgjedhin vajzat dhe jo e kundërta si ka ndodhur në vitet e kaluara.