Celebrities Gossip Showbiz

Olsa Muhameti paralajmëron fillimin e audicioneve për…

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie, ku ka lajmëruar se “do të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.”

E duket se jo puna për këtë sezon të ri do të nisë shumë shpejt pasi ka qenë vetë Olsa që ka ndarë me ne një postim në Instastory-n e saj ku ka shkruar se do të nisin audicionet e djemve në shumë pak kohë.

E cuna… Po prisni audicionet e ‘Për’Puthen’? Ja dhe pak mos u mërzisni.

Para pak ditësh Olsa ka treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, të cilit i ka zbuluar dhe titullin që është ‘Kepi i Tundimeve’. Me anë të një ‘Ask’ në ‘Instastory’ autorja ka treguar disa të reja rreth programit të ri,  që presim të fillojë së shpejti. “Kepi i Tundimeve’ do të fillojë në muajn Korrik dhe do të ketë 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.