Celebrities Gossip Showbiz

Olsi dhe Egli do të bëhen prindër?

Olsi dhe Egli janë një ndër çiftet më ‘fun’ të showbiz-it tonë. Të dy aktorë në profesion, megjithatë ndjekin dhe pasionin e tyre si këngëtarë. Së fundmi, Egli ka surprizuar ndjekësit e saj me një këngë, e cila rezultoi shumë e pëlqyer dhe na e solli atë me një ‘look’ pak më ndryshe. “Adios” ka vetëm 1 muaj nga publikimi dhe ka arritur të renditet në klasifikimin e ‘The Top List”.

31/07/2021

Teksa ndodhet me pushime në jug me partnerin e saj, Olsin ajo ka zgjedhur të bëjë një ‘bisedë’ me ndjekësit e saj nëpërmjet ask-ut dhe ju është përgjigjur disa pyetjeve që ngjallin kureshtje.

Pyetja që gjithë fansat e çiftit janë kuriozë të dinë është nëse do të bëhen prindër së shpejti dhe Egli na tregoi se nuk është në planet e tyre të afërta.

Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e kam në plan për momentin…   

Teksa, së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” ajo zbuloi se çfarë e shtyu në botën e artit dhe se cili ka qenë momenti që mendoi të bënte një këngë.