Gossip Showbiz

Olta Boka: “Ja kush u bë ‘sebep’ që të ndryshoja ngjyrën e flokëve”

Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë e një vajze për herë të parë gjatë vitit të kaluar. Ajo dhe partneri i saj Ivi Rroka e kanë pagëzuar vogëlushen me emrin Gaia. Ditën e sotme e vogla e Oltës feston 9 mujorin e lindjes.

Duhet thënë se Olta është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj dhe nuk e ka zbuluar asnjëherë portretin e vogëlushes. Mirëpo sot këngëtarja me zërin e ëmbël ka publikuar një foto të rrallë krah së bijës. Mesa duket vajza është bërë shkas që Olta të ndryshojë edhe ngjyrën e saj të flokëve për t’u dukur njësoj me të.

9 muaj në bark + 9 muaj jashtë barkut. Shoqe të ngushta përjetë. 15 korrik 2020- 15 prill 2021. P.S: Mund të kuptoni që arsyeja përse ndryshova ngjyrën e flokëve ishte të bëhesha matchy-matchy me Gaian.

https://www.instagram.com/p/CNsNvHplLam/?utm_source=ig_embed

Rikujtojmë, se pak pas lindjes Olta reagoi me anë të një postimi në Instagram dhe u shpreh se shoqëria pa dashur ushtron presion mbi standartet e bukurisë.