Aktorja e njohur Olta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në një podcast ku ka shprehur shumë të vërteta e ku ndau eksperiencat e saj personale dhe emocionet e forta lidhur me mëmësinë. Gixhari zbuloi se shumë njerëz i kanë thënë se nuk do të bëhej kurrë nënë, një deklaratë që e ka prekur thellë.
E kam parë veten mami, gjithmonë. Kam ditur brenda vetes sesi isha, por askush nuk më besonte. Disa madje ma thoshin me vulgaritet, duke më pyetur, ‘Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë!’ Më dukej e pamundur që dikush mund të ishte aq sipërfaqësor
Gixhari përmendi se, ndonëse qeshte me këto komente, ato e lëndonin shumë.
Mëmësia është e vetmja gjë që më bën të mos fluturoj
Në vazhdim, bukuroshja tregoi për vendimin e saj të rëndësishëm për të lënë Shqipërinë dhe për të shkuar në Spanjë, pranë partnerit të saj.
Ishte një hap i madh për mua. Hoqa dorë nga gjithçka që kisha ndërtuar këtu: teatri, bizneset e mia. Dëshira për të qenë nënë ishte më e madhe se çdo gjë tjetër
Periudha e adaptimit në këtë jetë të re nuk ishte aspak e lehtë.
Pas pak kohësh, isha një nënë me një bebe që qante 24 orë. Ishte një kohë e vështirë dhe ndonjëherë më dukej se po shkalloja
Ajo ndau vështirësitë që ka përjetuar, duke përfshirë lodhjen dhe stresin e ri që sjell nënësia.
Megjithatë, ajo theksoi se, pavarësisht sfidave, dashuria për djalin e saj, Amarin, ka qenë një burim i madh force dhe inspirimi.
Ai është gjithçka për mua. Mëmësia, ndonëse e vështirë, është një përvojë e papërshkrueshme. Kam mësuar shumë nga ai dhe për çdo ditë jam mirënjohëse për mundësinë që kam
Ky rrëfim i Olta Gixharit tregon përkushtimin dhe forcën e saj si nënë, si dhe vështirësitë që ka përballuar në këtë udhëtim të rëndësishëm në jetën e saj.