Gossip Pardon My French Showbiz

Olta Gixhari fillon karrierën në Spanjë?!

Olta Gixhari është një nga aktoret më të njohura shqiptare, e cila u bë nënë për herë të parë më 21 gusht, duke sjellë në jetë një djalë që quhet Amar.

Bukuroshja Gixhari ishte sot e ftuar në “Pardon My French”, një program nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo. Nuk ka shumë ditë që ajo është rikthyer në Shqipëri dhe intervista e parë që dha ishte për Top Albania Radio.

Gjatë intervistës ajo zbuloi paksa nga jeta e saj private dhe profesionale. Sa i përket profesionit, Olta shprehet se ka menduar ta provojë karrierën e saj si aktore edhe në Spanjë.

Ajo shprehet se thjesht ka bërë disa lëvizje të vogla, si audicione, më shumë për të kuptuar se si funksionon industria e filmit atje. Por ky është një lajm shumë i bukur nëse një ditë do ta shikonim Olta Gixharin në filmat Spanjollë.

Madje me pamjen e saj tërheqëse dhe talentin në aktrim, nuk besojmë se do ta refuzojnë, por sido që të shkojë, asaj nuk do t’i mbetet peng. Të paktën po tenton të rrëmbejë një rol edhe në Spanjë.