Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Banorët të cilët vazhduan pjesën e dytë të programit ishin Luizi dhe Visin dhe të ftuar Olta me Fotinin
Luizi: Si lojtare e shikon si pengesë, si të padobishme, si e shikon?
Olta: E shikoi si pengesë (qesh)…do ta jap seiozisht një përgjigje. Unë Fotinin në këtë rrugëtim për veten time e shoh si pengesë (qesh përsëri)
Luizi i kërkon vajzave të flasin për debatin mes të dyjave që ka ndodhur para 2 ditësh ama diskutimi u zhvillua në debat me tone mjaft të larta nga Olta.
Banorët e parë që e nisën programin ditën e sotme ishin Olta, Kiara me të ftuar Kristin dhe Qetsorin. Vajzat e kanë pyetur Qetsorin se përse zgjodhi në fillim të afrohej me Oltën më shumë se me banorët e tjerë dhe ai është përgjigjur.