Celebrities Gossip Showbiz

“Olta ka vendosur të lërë shtëpinë e “BBV2″”, Arbana Osmani jep lajmin e papritur!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ka nisur tashmë spektakli i mbrëmjes së sotme dhe Arbana ka dhënë një lajm të papritur për Oltën në hyrje të spektaklit të sotëm të Big Brother VIP.

Olta ka vendosur të lërë shtëpinë e Big Brother. Në fakt nuk kemi të bëjmë me një shaka 1 prilli, Vëllai i Madh nuk do e bënte një shaka të tillë, por ky është një vendim i marrë prej saj. Olta ka qenë e dyzuar prej kohësh për të lënë shtëpinë, pavarësisht mesazhit të bashkëshortit për të vazhduar garën.

Arbana që në fillim të spektaklit dha njoftimin e shumëpritur për të gjithë. Nga përgjigjet e banorëve, pasi ata patën edhe mundësinë të komunikonin me familjarët e tyrë është marrë vendimi se edicioni i “BBV2” do të vazhdojë dhe data e finales vazhdon të jetë 6 maj.