Bota

Omicron fut BE-në zonë të kuqe edhe pse nuk ka shtim të rasteve!

Me perjashtim të Italisë e Spanjës që shënohen ende me të verdhë, Bashkimi Europian është i gjithi zonë e kuqe nga koronavirusi.

Harta e përditësuar e Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, trgon një kontinent ku më e rënduar situata paraqitet në vendet lindore, me një nivel më të ulët vaksinimi.

Në Gjermani u vendos lockdown për të pavaksinuarit dhe Berlini përgatitet të vendose imunizimin e detyrueshëm.

Shqetësim të madh për momentin paraqet varianti Omicron, megjithatë aktualisht në kontinentin e vjetër nuk po shtohen ndjeshëm rastet e tij.

Në fakt, zyrtarisht në 15 vende deri tani ka vendosur 79 infektime të konfirmuara me Omicron. Alarmi megjithatë është i madh për vatra të mundshme ende të pazbuluara.

Një festë e Vitit të ri në Oslo shkaktoi 50 infektime; të gjithë të prekurit ishin të vaksinuar. Prej këtyre personave, njëri rezultoi me Omicron.

Norvegjia pas këtij episodi, vendosi të rikthejë disa kufizime dh eta bëjë të detyruar tamponin negativ edhe për turistët e vaksinuar.

Rasti i parë i njohur i transmetimit në komunitet të variantit Omicron të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara u identifikua në Minesota tek një person plotësisht i vaksinuar që kishte qenë në Afrikën e Jugut ku varianti i ri u zbulua për herë të parë muajin e kaluar.