Aktualitet Rajoni

Omicron “mbërrin” në Greqi dhe i afrohet Shqipërisë/ Identifikohet rasti i parë me varintin e ri

Në Greqi është identifikuar rasti i parë i mutacionit Omicron të koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore rasti i identifikuar me Omicron është një qytetar grek i ardhur nga Afrika e Jugut. Mësohet se ai është izoluar dhe se ka nisur gjurmimi i kontakteve.

Ministri i Shëndetësisë greke, Thanos Plevris bëri me dije se nga 16 janari do të hyjnë në fuqi masat për vaksinim të detyrueshëm të personave mbi 60 vjeç.

Varianti i ri i koronavirus, i quajtur Omicron, eshte kthyer ne lajmin kryesor te mediave boterore qe nga data 24 nentor kur ky mutacion u zbulua ne Afriken e Jugut.

Teksa shkencëtarët tentojnë të kuptojnë shkallen e rrezikshmerise dhe nëse ky mutacion u reziston apo jo vaksinave, frika nga ky varianti i ri nxiti një valë kufizimesh globale.

Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe India janë në mesin e vendeve që kanë bërë të ditura kufizime në udhëtime, kryesisht me Afriken e Jugut.

Arabia Saudite dhe Nigeria konfirmuan gjate 24 oreve te fundit rastet e para të variantit të ri koronavirusit, ndersa me heret Omicron u zbulua në më shumë se 10 vende evropiane, përfshirë Danimarkën, Holandën, Austrine dhe Britaninë.

Nderkohe qe shtet pas shteti zbulohet pacinti zero i infektuar me Omicron, OBSH thote se “Rreziku për globin nga ky variant i ri, është jashtëzakonisht i lartë”.

Deri më sot, asnjë viktimë nuk është raportuar për variantin Omicron.