Aktualitet Bota

Omicron mbërrin në SHBA, identifikohet rasti i parë!

SHBA është prekur nga varianti i ri Omicron i koronavirusit.

Rasti i parë është raportuar në Kaliforni, ndërsa bëhet me dije se personi i identifikuar ishte plotësisht i vaksinuar dhe sapo ishte kthyer në San Francisko nga një udhëtim në Afrikën e Jugut.

Më herët Organizata e Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se ky mutacion është raportuar në 23 vende deri më tani.

Ndërkohë OBSH paralajmëron se pritet që vende të tjera të preken nga ky variant për shkak të përhapjes së lartë. Drejtori ekzekutiv i OBSH-së Michaek Ryan, bëri sërish thirrje për vaksinim të qytetarëve. Ai apeloi që fillimisht të vaksinohet njerëzit që janë më të rrezikuar nga ky virus.

Sakaq mutacioni Omicron u konfirmuar për herë të parë në Afrikën e Jugut.