Art & Kulturë

“Open door”do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar 2021″

“Open door” (Derë e hapur) me regji të Florenc Papas do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar 2021”. Filmi do të konkurrojë në “International Feature film  Award”, në edicionin e 93-të. Komisioni në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë votoi online për të përzgjedhur kandidaturën shqiptare në konkurrim.

Filmi “Open door” ka në qendër historinë e dy motrave, të cilat do të nisin një udhëtim. Në “Derë e hapur” të Papas, luajnë artistët: Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj…Filmi me producent Eno Milkanin është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe është një prodhim i përbashkët  midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” po me regji të Florenc Papas, gjithashtu “Vera pa kthim” i Besnik Bishës dhe “Takim në ajër” me regjisor Ardit Sadikun. Premierën botërore, “Open dor” e pati në kompeticionin zyrtar të “Sarajevo Film Festival”. Edicioni i 93-të  i “Oscar 2021” do të mbahet gjatë muajit prill të vitit 2021 në teatrin Dolby në Hollywood.