Celebrities Gossip Showbiz

Operacioni i Adriana Matoshit doli me sukses dhe nuk mund të merrnim lajm më të mirë për sot!

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi së fundmi ndau një lajm të hidhur me fansat e saj. Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Adriana ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, pas nëntë vitesh. Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë i duhet të kalojë sërish tani. Megjithatë Adriana tha se beson se do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Për t’u solidarizuar me sfidën dhe diagnozën e saj, u organizua një event në Facebook në të cilin u ftuan të gjithë për të ecur në nder të Matoshit. Ecja filloi nga ora 12:00 e pasdites duke u nisur nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

E duket se lutjet e të gjithë artistëve dhe dashamirësve të Adrianës janë dëgjuar dhe operacioni i saj përfundoi me sukses. Këtë lajm kaq të gëzuar na e dha pak më parë vetë i dashuri i aktores, futbollisti Keith Groeneveld.

Operacioni ishte i suksesshëm. Faleminderit Zoti

Kauzës në mbështetje të Adrianës ju bashkangjit një numër i madh i kolegëve të saj, miq e po ashtu edhe qytetarë të shumtë. Në mesin e tyre edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila publikoi edhe një imazh në InstaStory me maskë të zezë, ku shkruajti “Të duam Adriana”.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe këngëtarja Ronela Hajati me anë të një Instastory ku, teksa ka postuar një foto të Adrionës, krahas i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese.